“Kemi shumë talentë në Evropë”, Ademi falënderon Kroacinë: Ishin gjithmonë pranë nesh
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat kroate duke treguar planet si dhe falënderuan Federatën Kroate për bashkëpunimin.
Ai tha se Kosova ka shumë talente në Evropë mirëpo ka edhe lojtarë që janë duke e zgjedhur Shqipërinë shkaku i këtyre rezultateve jo të mira kohëve të fundit.
“Kemi shumë talente të ri që jetojnë në Evropë, sidomos në Gjermani dhe Zvicër. Në këto shtete janë së paku tre lojtarë nga Kosova U15 te U21. Disa lojtarë nga liga jonë shkojnë te kombëtarja e Shqipërisë… ndoshta nuk i kemi rezultatet në kombëtare, por nuk mund të them se nuk kemi sukses”.
Ndër të tjera, Ademi zbuloi lidhjen e ngushtë me Federatën Kroate si dhe ndihmën që kjo i fundit ia dha gjithë Kosovës.
“Bashkëpunimi me Federatën Kroate është i shkëlqyeshëm. Edhe kur Davor Suker ishte president dhe tani me Marijan Kustic. Ne dhe futbolli kroat jemi të lidhur që nga koha kur Ciro Blazevic ishte trajner i Prishtinës. Kur provuam të hymë në FIFA, Federata Kroate ishte me ne, votoi për ne”.
“Ai ishte gjithmonë mbështetës, njerëzit nga Federata juaj gjithmonë pyesin se çfarë kemi nevojë. Dua të falënderoj Zvonimir Boban sepse na ndihmoi. Edhe kur ishte në FIFA, edhe tani në UEFA. Është shumë mirë që president i UEFA-s është Aleksander Ceferin, që Boban është aty. Dua të falënderoj edhe Kroacinë për ndihmën kur vjen te futbolli, por edhe që na ndihmuan si shtet”.
Për fund, i pari i FFK-së tregoi edhe planin që ka FFK-ja pra për të hapur një shkollë futbolli me diku 500 studentë.
“Kjo nuk është e gjitha. Jemi duke planifikuar të bëjmë një tjetër kam, që do t’i bëhet lojtarëve para lojës”.
“Çdo 45 ditë, një fushë e futbollit ndërtohet në Kosovë”.
“Plani është të hapet një shkollë e dytë futbolli. Do të jetë sikurse një shkollë, me 500 studentë. Gjithçka do të jetë në bashkëpunim me Ministrinë. Aty studentët do të studiojnë, hanë dhe flenë, sigurisht do të stërviten. Kuptohet jo të gjithë do të bëhen lojtarë, disa trajnerë disa dika tjetër por me rëndësi është e lidhur me sportin në përgjithësi. Pas shkollës, do të jenë në gjendje të shkojnë në kolegj”, deklaroi ai për “sportske.jutarnji”.