Këmbëngul Cristiano Ronaldo: Portugalia e meriton të fitojë “Euro 2024”

Këmbëngul Cristiano Ronaldo: Portugalia e meriton të fitojë “Euro 2024”

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo thotë se Portugalia “e meriton të fitojë” Euro 2024.

Sipas tij, gjenerata e re meriton të fitojë një kompeticion të këtyre përmasave.

“Unë besoj se kjo gjeneratë meriton të fitojë një kompeticion të kësaj përmasash.

“Gjysmëfinale? Shpresoj të shkojmë më tej. Duhet të ecim hap pas hapi, të jetojmë momentin, të jemi të qetë, të punojmë ashtu siç kemi bërë deri tani, të besojmë se është e mundur. E dimë që është një garë e shkurtër, por skuadra është gati. Është kampionati im i gjashtë evropian, ka të bëjë me ta shijuar atë në mënyrën më të mirë të mundshme, të luajë mirë dhe të sigurohemi që skuadra mund të fitojë”, tha Ronaldo, përcjell Klankosova.tv

Portugalia ishte kombëtarja e vetme që në kualifikime fitoi në 10 ndeshjet, duke shënuar 36 gola dhe duke pranuar vetëm dy.

Derisa, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 10 herë në kualifikime, do të bëhet lojtari i parë që luan në gjashtë edicione të Kampionatit Evropian.

Share This