KEK: Remonti i Njësisë B1 po vazhdon me sukses

KEK: Remonti i Njësisë B1 po vazhdon me sukses

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se njësia gjeneruese B-1 e termocentralit Kosova B është në proces të remontit të rregullt të planifikuar nga data 23 marsi deri më 26 prill

Në njoftimin e lëshuar thuhet se me përfundimin e këtij remonti, pritet që siguria e operimit të njësisë B-1 të rritet, duke përmirësuar kështu nivelin e sigurisë dhe efikasitetin e prodhimit të energji.

“Aktivitete të planifikuara kanë filluar dhe po zhvillohen në përputhje me dinamikën e paraparë, duke siguruar që procesi të realizohet me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij remonti, përveç aktiviteteve riparuese të brendshme, do të realizohen edhe riparimet e kontraktuara, të cilat përfshijnë:

o   Implementimi i kontratës për portet dhe degët e kanaleve CFRG/PA;

o   Implementimi i kontratës për riparimin e ndërpresit 24 kV të gjeneratorit;

o   Implementimi i pjesërishëm i kontratës për kondenzatorin;

o   Pastrimi i sipërfaqeve ngrohëse të kaldajës.

Share This