Kehl i Dortmundit: Reali është favorit, por…

Kehl i Dortmundit: Reali është favorit, por…

Pas humbjes në finalen e Champions League si futbollist (kundër Bayern në 2021-13) Sebastian Kehl është gati të përjetojë një finale të re të kompeticionit më të mirë evropian për klube këtë herë në rolin e drejtorit sportiv të Borussia Dortmund.

Ai foli për pritshmëritë e ndeshjes në ‘Wembley’ kundër Real Madridit, të planifikuar për në 1 qershor, në të cilën skuadra gjermane do të niset si jofavorite dhe do të përpiqet të mposhtë klubin e shumëtitulluar spanjoll: “Të gjithë janë të vetëdijshëm për dimensionin e kësaj ndeshje, djemtë tanë kanë disa vite që e shohin finalen e Champions League në TV dhe tani do ta luajnë si protagonistë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme që mund të luhet në nivel klubi”.

Në intervistën e dhënë për Kicker, drejtuesi i verdhezinjve theksoi më pas vështirësitë që do të hasen: “Këtë ndeshje duhet ta përballojmë drejt, pa u çmendur, por duke pasur besim te vetja dhe te skuadra. Do të ketë faza të vështira gjatë ndeshjes, por edhe momente në të cilat mund të befasojmë Realin”.

“​​Ata i kanë fituar të tetë finalet e Ligës së Kampionëve dhe hera e fundit që kanë humbur një finale ndërkombëtare ka qenë viti 1983. Ata kanë shumë përvojë, e cila i mungon skuadrës sonë, ndaj dhe atyre iu është caktuar qartë roli i favoritit. Por ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë mundësinë dhe do të jetë një detyrë shumë emocionuese”.

“Ne kemi vullnetin për të dhënë gjithçka dhe gëzimin e të qenit të guximshëm sepse nuk kemi asgjë për të humbur”. /rtsh/

Share This