
KEDS: Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik – më të prekurat janë Peja, Gjakova dhe Prizreni
Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se erërat e forta që kanë përfshirë vendin gjatë tre ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në shtyllat dhe përçuesit elektrikë, duke lënë një numër të caktuar konsumatorësh pa rrymë. Sipas njoftimit, rajonet më të prekura nga janë Peja, Gjakova dhe Prizreni.
“Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni”, ka njoftuar KEDS-i.
KEDS-i ka garantuar se është angazhuar plotësisht për zgjidhjen e situatës. “Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur”.