Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon me falsifikim të historisë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, rreth deklarimeve të bëra për “BBC” në intervistën për “Hard Talk”.
Kearns ka thënë se mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i kalkuluar ndaj të mbijetuarve.
“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës. Mohimi është vazhdimësi e krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, ka shkruar Kearns në “X”
Ndërsa Vuçiqi, në intervistë derisa u pyet rreth zhvillimeve gjatë viteve të ’90-a, ai ka deklaruar se s’pajtohet për atë se kush ka qenë fajtor dhe përgjegjës për të gjitha gjërat e këqija që kanë ndodhur.
“Nuk pajtohem se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës”, ishte shprehur Vuçiqi.