Kearns e tmerruar me kërcënimin e BE-së për Kosovën rreth urës së Ibrit
Deputetja britanike Alicia Kearns është shprehur e tmerruar me BE-në, e cila po kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme negative nëse Ura e Ibrit rihapet. Ajo tha se të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente.
“Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datën e zbatimit në vitin 2017 – pse është e ndryshme nga marrëveshjet e tjera të mëparshme që BE-ja e detyron Kosovën të mbajë. Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.
Sipas saj, BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiqiç dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb.
“Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, ka thënë ajo, raporton rtk.