
Keane: Fillimi i Tuchel me Anglinë? Asgjë e jashtëzakonshme
Legjenda e Manchester United dhe kombëtares së Irlandës, Roy Keane, ka komentuar fillimin e Thomas Tuchel si trajner i Anglisë, duke e cilësuar atë si një nisje jo të jashtëzakonshme.
Tuchel debutoi me dy fitore në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, por sipas Keane, këto rezultate nuk tregojnë ende diçka të veçantë.
“Nëse do ta vlerësoja si një raport shkolle, do t’i jepja një C+”, ka thënë Keane për ‘ITV’.
“Mendoj se ka shumë më tepër për t’u parë prej tij. Në letër, këto dy ndeshje ishin shumë të lehta. Është një fillim i mirë për trajnerin, por dihej që do t’i fitonte këto dy takime, mjafton të shikosh 27 goditjet në portë që pati skuadra sonte”.
“Ende ka shumë gjëra për të përmirësuar. Produkti final nuk ishte aq i mirë, por të paktën zëvendësimet ndikuan pozitivisht në ndeshje. Por në përgjithësi, ishte thjesht… OK. Asgjë më shumë”, ka theksuar ai.