“K’cimi i Tropojës” shkëlqen në Nju-Jork

“K’cimi i Tropojës” shkëlqen në Nju-Jork

“K’cimi i Tropojës” shkëlqen në Nju-Jork.

Ministri i Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndau sot pamje të “K’cimit të Tropojës” të kërcyer nga shqiptarët në Nju-Jork.

“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Kjo ngjarje shënon moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.

Formulari i kandidimit të dukurisë së Kcimit të Tropojës për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” u dorëzua në mars 2021.

“K’cimi i Tropojës” është një tjetër element unik shqiptar që prezantohet për këtë listë, i cili promovon pasurinë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare. /atsh/

Share This