
Katz: Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit
Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, tha se i kishte udhëzuar IDF-të që “të përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.
”Dy raketa balistike u lëshuan nga Irani drejt Izraelit pasi hyri në fuqi një armëpushim. Të dyja u interceptuan.
Sirenat po bien në këto momente në të gjithë Izraelin verior, ndërsa ushtria paralajmëron për raketa iraniane që janë lëshuar pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes dy vendeve.
Detajet e lëshimit të raketave janë ende të paqarta, pasi Irani nuk e ka konfirmuar sulmin, sipas BBC.
Kjo vjen pasi Izraeli tha se ishte dakord me armëpushimin.
Ministri i Jashtëm i Iranit tha më parë se do t’i ndalte sulmet e tij vetëm nëse Izraeli bënte të njëjtën gjë, raporton rtsh.