Katër të vdekur në Prishtinë, policia nis hetime
Policia ka njoftuar për katër persona që kanë vdekur të enjten në rajonin e Prishtinës.
Policia rastet e ka iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.
“Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.