Katër klube të mëdha evropiane pas yllit të Bologna-s
Katër klube të mëdha evropiane janë të interesuara për sulmuesin e Bologna-s, Joshua Zirkzee.
Zirkzee është duke bërë një sezon të madh me skuadrën italiane, dhe tashmë ai është në ‘radarin’ e klubeve të mëdha evropiane.
Milan, Juventus dhe Manchester United sipas mediave italiane, synojnë ta blejnë yllin e Bologna-s.
Zirkzee po impresionon këtë sezon me nëntë gola dhe gjashtë asistime në 24 ndeshje për skuadrën italiane dhe Kupën e Italisë.
Skuadra e cila do të transferojë Zirkzee thuhet se duhet të paguajë hiq më pak se 50 milionë euro.
Përveç Milanit, Juvës dhe Man Unitedit, siç raportohet, tashmë në garë për lojtarin ka hyrë edhe Napoli.
Madje, mësohet se tashmë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis veçse është takuar me krerët e Bolognas për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.
Kampionët në fuqi të Italisë, tashmë janë në kërkim të pasuesit Victor Osimhen, i cili sipas të gjitha gjasave, verën që vjen do të bëhet me klub të ri.