“Katalanasit” kërkojnë qëndrimin e tij, Xavi i vendosur të largohet nga Barcelona
Disa javë më parë, tekniku Xavi Hernandez njoftoi largimin e tij, nga pankina e “Katalanasve” të Barcelona, në fundin e këtij sezoni, pavarësisht se po kalon një sezon jo fort të keq, ku të vetmet zhgënjime, të paktën deri më tani kanë ardhur në Kupën dhe Superkupën e Spanjës, ku nuk arritën dot të siguronin trofetë përkatës.
Megjithatë, duket se për bordin drejtues ky vendim, nga ana e teknikut spanjoll nuk është i duhuri, me presidentin e klubit, Joan Laporta, i cili dëshiron të bindë ish-“yllin” e skuadrës, që të qëndrojë edhe pas përfundimit të këtij sezoni, teksa besojnë se Xavi është i duhuri për të rimëkëmbur skuadrën e tyre.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, “Bluagranat” duan që ai të jetë në krye të skuadrës për të paktën edhe një sezon tjetër, megjithatë tekniku i cili shtoi dy trofe, Kampionatin dhe Superkupën, në “arkivën” e “gjigantëve” të La Liga, duke se është i vendosur për t’u larguar në verë dhe nuk dëshiron që të bëjë prapakthehu në vendimin e tij.