Kastrioti mposht Llapin, ngjitët në vendin e dytë

Kastrioti mposht Llapin, ngjitët në vendin e dytë

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen e xhiros së 23-të dhe doli në vendin e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Sonte Kastrioti fitoi në Podujevë ndaj Llapit me rezultat 51:20.

Yassine Henahen i shënoi 13 gola për ferizajasit.  Rifat Visoka ishte më efikasi te llapjanët me pesë gola.

Kastrioti tani i ka 36 pikë në vendin e dytë. Llapi mbetet i gjashti me 11 pikë.

Ndërkohë Rahoveci e shënoi fitoren e 23-të rresht. E mposhti Vushtrrinë, 52:27. Granit Kadiri, Alban Haziri e Adonit Isufi i shënuan nga 7 gola për “vreshtarët”.

Lulzim Sadiku i shënoi 8 gola për Vushtrrinë.

Rahoveci kryeson me 46 pikë. Vushtrria është e pesta me 14 pikë.

Share This