
Kastrioti fiton Kupën e Kosovës në hendboll
Kastrioti i Ferizajt është fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll për meshkuj pas fitores kundër Besa Famgasit me rezultat 29:24.
Pjesa e parë ka qenë e barabartë, por ferizajasit janë shkëputur në mesin e pjesës së dytë dhe e kanë ruajtur epërsinë deri në fund, duke siguruar kështu trofeun.
Portieri Wadi Chebbi është dalluar me paraqitjen e tij mbresëlënëse dhe është shpallur lojtari më i vlefshëm i turneut.
Në fitoren e Kastriotit, Deniz Terziqi ka realizuar dhjetë gola, Lulzim Shabani pesë, ndërsa Hamdi Salihu dhe Vlerson Zherka nga katër secili.
Te Besa, më efikasi ka qenë Olsi Mulaj me shtatë gola, Vladimir Stankoviq me gjashtë, si dhe Edonis Hajra e Amar Muqolli me nga tre gola.