Selmani fitoi titullin kampion me Dritën në Superligën e Kosovës sezonin që sapo u mbyll.

Kastriot Selmani, blerja më e re e Egnatias
Egnatia ka prezantuar blerjen më të re. Kastriot Selmani është zyrtarisht një lojtar i skuadrës rrogozhinase. Sulmuesi 25-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Shqipërisë.
Ka qenë vetë klubi rrogozhinas që ka zyrtarizuar afrimin e fundit në merkato me anë të një postimi në rrjetet sociale:
“Kastriot Selmani pjesë e kampionëve. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sulmuesi ka nënshkruar kontratën për 2 vjet. Mirë se erdhe dhe suksese!”, shkruhet në njoftimin e klubit.