Kartolina “të gëzueshme” nga burgu në vigjilje të vitit 1983

Kartolina “të gëzueshme” nga burgu në vigjilje të vitit 1983

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikoi sot kartolinat që të burgosurit politikë gjatë diktaturës nisnin për familjarët e tyre.

Kartolinat e nisura në vigjilje të vitit 1983, nga Ylli dhe Xhevat Alibali, të dënuar në vitin 1975 me të ashtuquajturin “grupi polak”, i drejtoheshin nënës, të cilën Xhevati nuk e gjeti të gjallë, babait dhe fëmijëve të tyre.

Kartolinat e tyre me foto nga “lumturia socialiste” dhe bukuritë natyrore të vendit fshihnin historinë e tyre.

Ylli dhe Xhevat Alibali u dënuan në vitin 1975 me të ashtuquajturin “grupi polak”. Nuk u provua spiunazhi, por u dënuan për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor.

Ylli vuajti 9 vjet dhe Xhevati 10 vjet. Kur Xhevati doli nga burgu, nëna e tij kishte ndërruar jetë. Ylli e gëzoi atë për pak muaj.

Babai i tyre u nda nga jeta duke menduar për fatin e djemve dhe familjeve të tyre.

Kartolinat e tyre me foto nga “lumturia socialiste” dhe bukuritë natyrore të vendit fshihnin historinë e tyre.

Vajza e Yllit, Pranvera, dëshmoi për librin për fëmijë “Dielli lind në Spaç”, ndërsa Ajkana i dhuroi këto kartolina për AIDSSH që ende ruhen me nostalgji.

Kartolina “të gëzueshme” nga burgu në vigjilje të vitit 1983

“Nana ime e dashur,

Mbrëmjen e vitit të Ri, ashtu siç çdo ditë dhe mbrëmje të jetës tënde, do të më ndjesh aty afër, në prehërin tënd.
Edhe unë do të të puth fort e fort, ty edhe babushin tonë të dashur.
Ju puth,

Xhevati juej

Reparti 303, Spaç, Mirëditë.”

“E dashur nënë!
Ju uroj të gjithëve gëzuar Vitin e Ri 1983.
Suksese në jetë dhe mësime, dhe bashkim sa më të shpejtë.
I juaji,

Ylli

Reparti 313, Qafë – Bari.”

“Të mirat e mia, Ajkana dhe Ola,
Çfarë do t’ju sjellë viti i Ri? Çfarëdo që t’ju sjellë, ato që dua unë për ju janë më të mirat.
Dhe për mamin dhe babin.”

Xhevati,

Spaç, dhjetor 1983 /atsh/

Share This