Karrierën do ta vazhdojë te Cluji në Rumani, Armend Thaqi jep detaje për aventurën e tij të re
Futbollisti Armend Thaqi është i ftuar sot në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ai e ka mbyllur aventurën me Ballkanin dhe edicionin e ardhshëm do të vazhdojë në Rumani tek ekipi i Clujit.
Thaqi tha më shumë detaje rreth kësaj aventure në emisionin “Favorit”.
“Ndeshjen e fundit e kam pasë me Ballkanin dje. Më ka skaduar kontrata dhe nga sezoni i ardhshëm do të jem pjesë e skuadrës rumune, Cluj. Kam bërë kontratë dy vite me mundësi vazhdimi edhe për një vit me një klauzolë të përqindjes së ndeshjeve. Diku kah mesi i muajit qershor do të iki atje”, tha Thaqi.