
Kardinali amerikan Robert Prevost zgjidhet Papa Leo XIV
Kisha Katolike ka një udhëheqës të ri. Kardinali Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara është zgjedhur Papa i 267-të, duke hyrë në histori si Papa i parë amerikan. Ai do të njihet me emrin papnor Leo XIV.
Prevost, 69 vjeç, lindur në Çikago të Illinois-it, ka një karrierë të gjatë dhe të pasur në shërbim të Kishës.
Ai shërbeu për më shumë se një dekadë si misionar në Trujillo të Perusë dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo-s, ku qëndroi deri në vitin 2023. Së fundmi, ai drejtoi një nga zyrat më të rëndësishme të Vatikanit atë për emërimet e peshkopëve.
I njohur për përkushtimin ndaj reformave dhe përvojën globale, Papa Leo XIV pritet të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i tij, Papa Françesku, për të forcuar misionin e Kishës në një botë në ndryshim të shpejtë.