
Kapiteni Rrahmani: Fitore historike
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është shprehur tejet i lumtur me kualifikimin e Dardanëve në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosova mundi Islandën (1-3), të dielën në Murcia të Spanjës dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 5-2, kombëtarja jonë tashmë është në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Rrahmani përmes rrjeteve sociale, ka thënë se kjo është një arritje historike për Kosovën.
“Shtatë vite më parë e nisëm rrugën në Nations League në Ligën D, kurse nga sot pas kësaj fitore historike jemi në B. Krenar me të gjithë bashkëlojtarët. Na presin suksese të tjera”, ka shkruar Rrahmani.