Kaos me arbitrat e finales së Kupës së Spanjës, Reali kërkon “kokën” e gjyqtarëve, të cilët përloten në konferencë

Kaos me arbitrat e finales së Kupës së Spanjës, Reali kërkon “kokën” e gjyqtarëve, të cilët përloten në konferencë

Finalja e Kupës së Spanjës do të jetë një ndeshje delikate për të gjithë protagonistët, të cilët do ta luajnë në fushë në jashtë saj.

Në konferencën e sotme për medie trupa e arbitrave e zgjedhur për të gjykuar finalen, ka denoncuar ashpër vendimin e Realit të Madridit, i cili nëpërmjet kanalit të vet televiziv ka vendosur që të transmetojë klipe ku arbitrat spanjollë kanë gabuar në vendimmarrje.

“Kur fëmija yt shkon në shkollë dhe fëmijët e tjerë i thonë se babai yt është ‘hajdut’ dhe vjen në shtëpi duke qarë, është totalisht e papranueshme. Çfarë përpiqem të bëj është që ta edukoj fëmijën tim, t’i them se babai i tij është i sinqertë dhe mbi të gjitha, mund të bëjë gabime si çdo sportist tjetër”, tha Ricardo de Burgos Bengoetxea, i cili u prek dhe u ngushëllua në konferencë nga kolegu i tij, Pablo Gonzalez Fuertes.

Pablo Gonzalez Fuertes, i cili do të jetë në VAR për finalen e së shtunës, ka shkuar edhe më tej duke paralajmëruar se gjyqtarët mund të ndërmarrin hapa ligjore ndaj kanalit të Real Madridit.

“Nuk ka dyshim se ne do të fillojmë të marrim masa më serioze se sa po marrim aktualisht. Ne nuk do të vazhdojmë të lejojmë atë që po ndodhë. Së shpejti, ju do të dëgjoni nga ne”, ka thënë Fuertes.

Pas këtyre deklaratave klubi i Realit ka qenë i qartë dhe i ka kërkuar Federatës që të ngarkojë dikë tjetër në VAR.

Share This