Kanosi shtetasen për t’i marrë 5000 euro, ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari

Kanosi shtetasen për t’i marrë 5000 euro, ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari

Një 62-vjeçar, nga Kosova, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”, është ekstraduar nga Gjermania

Sipas policisë, F.I ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Policia thotë se F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri. /atsh/

Share This