Kane vendos rekord: 31 gola në sezonin debutues
Rekordi Harry Kane me fanellën e Bayern.
Anglezi, në fakt, është sulmuesi më i mirë debutues në Bundesligë, duke shënuar golin e tij të 31-të këtë sezon kundër Darmstadt. Ky është, ndër të tjera, sezoni më i mirë ndonjëherë për Kane, i cili kapërceu rekordin e tij të mëparshëm prej 30 golave në kampionat (sezoni 2022/23 në Premier League me Tottenham).
Ndërkohë, bavarezët rrëmbyen fitoren e dytë radhazi, që hapi të shtunën javëne 26-të të Bundesligës me një fitore 5-2 në shtëpi ndaj Darmstadt. Miqtë befasuan kampionët në fuqi në minutën e 28-të me Skarke pas një kryevepre të Honsak-ut, por më pas bavarezët reaguan: Musiala barazoi në minutën e 36-të dhe në minutën e parë të shtesës, Kane shënoi me kokë për 2-1.
Musiala në minutën e 63-të firmosi dopietën personale dhe më pas jep asist për Gnabry-n, i cili kompleton pokerin, “manita” nënshkruhet nga Tel, duke e sjellë Bayernin për momentin -7 nga lideri Leverkusen në fushë të dielën me Freiburg. Goli I dytë për Darmstadt u shënua në minutën e e 90’+5 nga Wilhelmsson.