Kane tregon se si Tuchel e bindi atë të bashkohej me Bayernin

Kane tregon se si Tuchel e bindi atë të bashkohej me Bayernin

Sulmuesi i Bayern, Harry Kane ka folur për dialogun me trajnerin e skuadrës, Thomas Tuchel.

Futbollisti 30-vjeçar iu bashkua radhëve të gjigantëve bavarez më 12 gusht. Transferimi i kushtoi Bayernit 100 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

“Tuchel luajti një rol të rëndësishëm në kalimin tim këtu. Ai ndau vizionin e tij, tregoi se çfarë pret nga ekipi, cili do të jetë roli im, si duhet të dominojë Bayern në fushë. Kaluam shumë mirë”, tha anglezi në një intervistë me gazetarin Florian Plettenberg, i cili debutoi në skuadrën e re në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë kundër RB Leipzig, e cila përfundoi me humbjen 0-3 për skuadrën e Thomas Tuchel.

Share This