Kane tregon çfarë i tha Bellingahm para se të ekzekutonte penalltinë

Kane tregon çfarë i tha Bellingahm para se të ekzekutonte penalltinë

Askush dhe asgjë nuk mund të shpërqendronte Harry Kane nga goli i tij i 43-të sezonal në po kaq takime.

Në përfundim të duelit mes Bayernit dhe Realit ka qenë vetë sulmuesi anglez, ai që ka bërë publik bashkëbisedimin që pati me bashkëkombësin e tij, Bellingham.

Ky i fundit, përpara se Kane të ndëshkonte Lunin nga pika e bardhë, u munda që ta shpërqendronte duke i pëshpëritur diçka.

“Bisedova me Bellingham pas ndeshjes dhe më konfirmoi çfarë më kishte thënë gjatë ndeshjes. ‘E di që do ta dërgosh topin në të majtë të portierit’, më kishte thënë. Për mua nuk ishte problem pasi vura re se portieri u zhbalancua dhe unë përfitova. Unë e dija se Bellingham ishte aty, por vendosa të dërgoja topin në të majtë gjithsesi”, tha 30-vjeçari.

Një version të tillë e konfirmoi edhe gazetari spanjoll, Guillem Balague, i cili pohoi se Harry Kane as që i kishte dëgjuar fjalët e Jude Bellingham në momentin deciziv.

Share This