Kane thyen rekord britanik në Champions
Harry Kane e ka vendosur një rekord të ri, i cili i përfshin futbollistët anglezë, në histori të Ligës së Kampionëve.
Me golin e shënuar nga penalltia kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në “Allianz Arena”, sulmuesi anglez shkoi në kuotën e 11 golave që ishte pjesëmarrës në sezonin 2023/24 të Championsit, përfshirë këtu 8 gola dhe 3 asistime, njofton “OptaPaolo”, përcjell “Express”.
Me këtë rast, ai e regjistroi një rekord për një lojtar britanik brenda një sezoni në historinë e këtij turneu prestigjioz, duke i kaluar David Beckhamin dhe Steven Gerrardin.
Shpresa e ish-futbollistit të Tottenhamit është që t’i përmirësojë edhe më shumë këto statistika në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet mesjavën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Gjithashtu, Kane synon ta fitojë këtë trofe për ta ndërprerë “historinë e zezë” të karrierës së tij pa fituar ende trofe me klube.
Bayerni dhe Reali barazuan mbrëmë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani.
Leroy Sane dhe Harry Kane shënuan për vendësit, kurse Vinicius Junior i realizoi dy gola për mysafirët.
Gjithçka rreth finalistit do të vendoset javën tjetër në ndeshjen e kthimit, në një tjetër përballje gjigantësh.