Kane thotë se lëndimi i ka bërë favor para nisjes së Evropianit
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, shpreson se dëmtimi i fundit në shpinë ka funksionuar në favor të tij përpara Kampionatit Evropian, duke shënuar në paraqitjen e tij të parë në një muaj.
Kane shënoi golin e tretë të Anglisë në fitoren 3-0 të së hënës mbrëma ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës nga stoli.
Kane nuk e kishte parë fushën që nga humbja 2-1 e Bayern Munich ndaj Real Madridit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League më 8 maj.
Një dëmtim i shpinës e detyroi atë të humbasë dy ndeshjet e fundit të sezonit të Bundesligës, por ai është i bindur se disa javë pushim për të në fakt erdhën në kohën e duhur.
“Unë ndihem mirë,” tha Kane për Channel 4.
“Ishte një shans i mirë për të marrë një pushim të mirë në fund të sezonit. Ndihem mirë. Jam i sigurt se do të marr disa minuta të premten kundër Islalndës. Ka funksionuar gjithmonë në favorin tim, ka të bëjë me marrjen e minutave. Nuk jam një që më nevojitet shumë kohë për t’u rikthyer në formë”.
“Tre Luanët” do të ballafaqohen me Islandën në ndeshjen e fundit miqësore para se të nisen për në Gjermani.
Anglia në Evropian do të ketë punë në grup me Danimarkën, Slloveninë dhe Serbinë. /KK/