Kane premton: S’kam fituar asnjë titull? Erdhi koha që t’i hesht të gjithë
Harry Kane mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, por marrëdhina e tij me titujt nuk është aq e mirë.
Ky fakt i përmendet nga tifozët, të cilët nuk hezitojnë ta kritikojnë yllin e Bayernit. Kane, së fundmi, i është përgjigjur të gjithëve, në një intervistë të dhënë.
“Shumë njerëz, të cilët flasin për karrierën time përmendin faktin se s’kam fituar asnjë titull akoma. Do të ishte bukur që këtë sezon ti heshtja këto zëra.
“Si sulmues që jam ndodhem krenar për 55 golat e shënuar në vetëm 50 ndeshje. Por unë nuk i gëzohem këtyre statistikave pasi tani po mendoj se sa gola do të shënoj në 50 takimet e radhës”, tha ai.