Kane e mendon largimin, ky pritet të jetë klubi i ri
Vetëm një vit mund të zgjatë aventura e Harry Kane te Bayern Munich.
Shtypi britanik raporton se bomber anglez mund të rikthehet në Premier League nëse nuk fiton trofe me “bavarezët”.
30-vjeçari po bën shumë mirë në sezonin e parë me rekordmenët e futbollit gjerman. Deri tani numëron 36 gola dhe 11 asiste në të gjithë kompeticionet.
Bayerni humbi finalen e Superkupës së Gjermanisë në fillim të sezonit, teksa u eliminua edhe nga Kupa. Titulli është larg, pasi Bayer Leverkusen po “fluturon” dhe ndodhet 10 pikë larg.
Por është edhe Ligën e Kampionëve, kompeticion ku ekipi i Thomas Tuchel ka siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale.
Në Angli bëjnë të ditur se Harry Kane po mendon të rikthehet në ishull në verë, për të nisur një aventurë në “Old Trafford” me Manchester United.