Kandidati numër një për të zëvendësuar Klopp, Amorim: Nuk jam gati!
Emri numër një në listën e Liverpooli për të zëvendësuar Jurgen Klopp, është Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës.
39-vjeçari shihet si kandidati i duhur për të nisur ciklin e ri të “The Reds”, megjithatë vetë portugezi distancohet nga zërat që e shohin në krye të anglezëve, të paktën për momentin.
Amorim, theksoi se nuk e ndjen se është momenti i duhur për të ikur nga Lisbona ndërsa shtoi se është shumë i përkushtuar ndaj Sportingut, transmeton SS.
“Mendoj se cikli im te Sportingu nuk është mbyllur. Pas një viti kemi ndërtuar një frymë të re skuadra. Ky sezon ka qenë i mrekullueshëm, dua që të vazhdojmë në këtë rrugë, unë ndjehem pjesë e Sportingut. Nuk ndjej se është momenti i duhur për t’u larguar dhe prandaj jam shumë i fokusuar te skuadra”, u shpreh Amorim.