
Kampioni i Shqipërisë sfidon kampionin e Islandës në ‘Champions’
Shorti i turit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve ka rezervuar për Egnatian përballjen me ekipin kampion në Islandë, Breidablik.
Ndeshjet e para do të luhen më 8 ose 9 korrik ndërsa takimet e kthimet janë programuar për më 15 dhe 16 korrik.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë edhe pse nuk kanë na favor faktorin fushë pasi do të luajnë në Shqipëri duelin e parë, pritet që të kalojnë këtë pengesë, pasi ekipi i Breidablik është një skuadër modeste.
Aventura e tyre në kupat e Evropës vitin e kaluar u ndal në turin e dytë të Ligës së Konferencës ku Drita e Kosovës i eliminoi pasi i mundi në të dy ndeshjet.