Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova garojnë për herë të parë në Kosovë
Kanë mbetur edhe katër ditë deri në nisjen e Kampionatit të Hapur Evropian të xhudos, që do të zhvillohet në Prishtinë.
Për herë të parë, tifozët tanë kanë mundësinë të shohin dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, duke garuar në Kosovë.
Madje, të dyja janë në kategorinë -57 kg dhe për herë të parë në karrierë mund të përballen mes veti.
Në kategorinë -73 kg, garojnë Akil Gjakova e Dardan Cena.
“Kampionët tanë meritojnë mbështetje të fuqishme përballë kampionëve tjerë olimpikë e botërorë, që vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan lajmi.
Dulet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga data 16 dhjetor.