Kampionët në fuqi kalojnë në çerekfinale, Liverpool eliminon Bournemouth nga Carabao Cup
West Ham triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Arsenal dhe siguron kualifikimin në fazën çerekfinale të Carabao Cup, ndërsa “The Gunners” e mbyllin në raundin e 1/8-ave këtë rrugëtim.
Skuadra e Moyes mori avantazhin në minutën e 16’, me një autogol të White, duke e mbyllur fraksionin hapës në avantazh.
Në pjesën e dytë “Hammers” u treguan edhe më kërkues dhe ia dolën të shënonin golin e sigurisë në minutën e 50’ me Kudus, teksa vetëm dhjetë minuta më pas Bowen shënoi golin e tretë për West Ham.
Nga ana tjetër, te Arsenal rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Odegaard, një gol që vlen vetëm për statistikat personale të lojtarit.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1, me West Ham që kalon në çerekfinale, teksa Arsenal eliminohet nga Carabao Cup.
Nga ana tjetër, kampioni në fuqi i Carabao Cup, Liverpool merr një fitore mes vuajtjeve në transfertë, duke u kualifikuar në çerekfinale dhe eliminon Bournemouth.
Ekipi i Klopp fitoi e rezultatin 1-2, në një takim që rezultoi shumë i luftuar.
Sfida u zhbllokua në minutën e 31’, me Gakpo që ka kaloi “The Reds” në avantazh.
Vendasit tentuan të reagojnë dhe barazuan me Kluivert në minutën e 64’, megjithatë Liverpool reagoi shpejt dhe rimori avantazhin në minutën e 70’ me Nunez.
Në fund gjithçka përfundoi me rezultatin 1-2, me Bournemouth që eliminohet, teksa Liverpool kalon në çerekfinale të Carabao Cup.