Kamberi: Shkaku i protestës së të hënës, Serbia e ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Beogradi zyrtar është duke e shtuar presionin ndaj shqiptarëve të Luginës pas paralajmërimit për protestën “Për Identitet e Dinjitet” të së hënës së javës së ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se po përballen me presion e me intimidim nga Policia dhe organet ligj-zbatuese në Bujanoc e Vranjë.
Madje, ai ka bërë të ditur se një qytetar është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e Facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke”.
Sipas Kamberit, ai u arrestua si i dyshuar për vepër penale “Nxitje të urrejtjes ndërnacionale”.