Kamala Harris zgjedh guvernatorin e Minesotës kandidat për zëvendëspresident

Kamala Harris zgjedh guvernatorin e Minesotës kandidat për zëvendëspresident

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka zgjedhur guvernatorin Tim Walz i Minesotës si zëvendëskandidat.

Walz është aktualisht në mandatin e tij të dytë si guvernator i Minesotës dhe kryeson Shoqatën e Guvernatorëve Demokratikë.

Ai ka shërbyer më parë për 12 vjet në Kongres, duke përfaqësuar një distrikt rural me prirje konservatore që, si para ashtu edhe pas mandatit të tij, ka qenë kryesisht i dominuar nga republikanët.

Share This