“Kam shumë uri”, Flick bën tifozët e Barçës me krah: Dua të fitoj trofe
Në Barcelonë është koha për ndryshim, është koha për një projekt të ri, me drejtuesit e klubit që ndryshuan sërish mendim duke përshpejtuar largimin e Xavi-t.
Pasi i treguan derën një legjende si Xavi, drejtuesit e klubit nuk humbën kohë, por prezantuan menjëherë pasuesin e tij, Hansi Flick, një emër që në Barcelonë e njohin mirë, për më tepër që në stolin e Bayern i shkarkoi një nga humbjet më të rënda në historinë e klubit.
Pavarësisht këtij fakti, tifozët e Barcelonës janë të kënaqur me zgjedhjen e bërë nga Laporta, Flick vlerësohet shumë për futbollin e tij ofensivë.
Në fjalët e tij të para si trajner i Barcelonës, Flick u ndal pikërisht te ky detaj, te mënyra e tij e të luajturit futboll që i përshtatet shumë dhe filozofisë së këtij klubit:
“Barcelona është një klub i jashtëzakonshëm. Po kaloj momente fantastike, pasi të gjithë e duan klubin dhe përpiqen të japin maksimumin për të qenë të suksesshëm. Filozofia e Barcelonës është njësoj si e imja, qarkullim topi dhe futboll sulmues. Aspekte të cilët unë i dashuroj. Kam fituar disa tituj me Bayernin, por kam uri të madhe për të fituar sërish. Do të doja të vazhdoja në këtë rrugë me Barcelonën dhe mendoj se së bashku mund të arrijmë shumë”, u shpreh Flick i cili firmosi një kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor 2026. /balkanweb/