“Kalova momente shumë të vështira”, Isco: Futbolli pasion, dua ta shijoj!

“Kalova momente shumë të vështira”, Isco: Futbolli pasion, dua ta shijoj!

Isco Alarcon firmosi këtë verë te Real Betis me dëshirën për t’u rikthyer edhe njëherë protagonist si në kohën kur ishte pjesë e Real Madrid.

Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë për fantazistin i cili në dy javët e para të kampionatit ka bërë performance tejet pozitive duke marrë vlerësimin e opinionit në Spanjë.

Së fundmi, fantazisti shprehet se kaloi një periudhë të vështirë dhe se iu desh kohë për të rikuperuar mbi të gjitha energjitë mentale.

“Ndjehem shumë mirë tani, jam i lumtur te Real Betis. Trajneri, shokët e skuadrës dhe tifozët janë treguar shumë të mirë me mua. Kam një dëshirë të madhe për të ndihmuar skuadrën. Ndjehem shumë më mirë nga sa e kisha menduar, tani jam më i fortë. Dua të shijoj gjithçka dhe shpresoj të zhvillojmë një sezon të mirë. Kalova momente shumë të vështira, kisha nevojë për të rikuperuar energjitë nga ana mentale. Familja më ndihmoi shumë, futbolli është pasioni im dhe dua ta shijoj profesionin tim”, u shpreh Isco.

Share This