Kaloi edhe Cristiano Ronaldon! Shifrat e çmenduar të Bellingham me Realin
Jud Bellingham ka qenë protagonisti absolut i fitores 4-0 të Real Madrid ndaj Osasunës me dy golat e shënuar.
Dy rrjeta të tundura që konfirmojnë talentin e mesfushorit t anglez dhe bëjnë në fakt të lindë pyetja nëse Ancelotti duhet ta pozicionojë atë më pranë portës.
Kjo, pasi shifrat e tij janë ato të sulmuesve të racës, pasi pakkush në 10 ndeshjet e para me Real Madrid ka arritur si ai të shënojë 10 gola e të japë 3 asiste. Për të dhënë një shembull, Cristiano Ronaldo shënoi 10 gola e dha një asist kur luajti 10 ndeshjet e para me “Los Blancos”.
Tetë nga këto gola janë shënuar në La Liga dhe për të parë më mirë se ku renditet futbollisti anglez, i cili duhet kujtuar gjithmonë se është një mesfushor, mjafton të shohësh listën në vijim:
Kubala (Barcelona), Sokrates (Valencia), Di Stefano (Real Madrid), Uillkis (Valencia), Pushkash (Real Madrid), Krujf (Barcelona), Romário (Barcelona), Ronaldo (Barcelona), Vieri (Atletiko Madrid) dhe Levandovski (Barcelona).
Këta janë 10 lojtarët e fundit që kanë shënuar 8 apo më shumë gola në 8 javët e para të La Liga. Dhe sot, Bellingham i është shtuar kësaj liste.