Kallas nis punës si kryediplomate e BE-së
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Kaja Kallas sot do të nis punën në këtë pozitë.
Ajo ka theksuar se është nder që do t’i ndjek hapat e paraardhësit të saj Josep Borrell.
“I dashur Josep Borrell, është një nder i jashtëzakonshëm të ndjek hapat e tu pas 5 vitesh të vështira në formësimin e jashtëm dhe të sigurisë së BE-së”, ka shkruar Kallas në X.