
Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Përfaqësueja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, sapo ka arritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian.
Nga gazetarët ajo u pyet për pritshmëritë e saj për dialogun Kosovë-Serbi.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, tha Kallas.
Ajo u përballë me pyetje të gazetarëve edhe për luftën në Ukrainë e për bisedimet në Turqi.
Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.
Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:
– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës
– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve
BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Express