Kalinic firmos me Hajduk Split dhe do ta ketë pagën vetëm një euro
Nikola Kalinic ka firmosur një kontratë pesë mujore me Hajduk Split për vetëm një euro.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i klubit kroat, Mindaugas Nikolicius.
Sipas tij, futbollisti i njohur po kthehet për dashurinë e pastër për Hajdukun.
“Kaliniq ka vetëm një synim, të ndihmojë Hajdukun që të fitojë titullin dhe të jetë kampion i Kroacisë pas nëntëmbëdhjetë vitesh”, është shprehur ai.
Futbollisti maqedonas, Aleksandar Trajkovski, vullnetarisht i ka dhuruar Kalinicit fanellën me numrin 9, të cilën e ka mbajtur gjithmonë te Hajduku dhe tash ai për vete ka zgjedhur numrin 27.