Kajtazi reagon sërish për pajisjen që iu gjet në veturë: Nuk ndihem i sigurt, me këtë rast të merret Prokuroria Speciale

Kajtazi reagon sërish për pajisjen që iu gjet në veturë: Nuk ndihem i sigurt, me këtë rast të merret Prokuroria Speciale

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar sërish pas gjetjes së gjurmuesit GPS në veturën e tij.

Ai ka thënë se si gazetar nuk po ndihet i sigurt, me c’rast ka kërkuar që Prokuroria Speciale të merret me këtë.

Kajtazi kërkon që të vertetohet se kujt i përket pajisja, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore.

Postimi i plotë:

Siç jeni te njoftuar, sot rreth orës 10:00 paradite kam dërguar veturën për kontroll në servis. Gjatë kontrollit është zbuluar një pajisje e dyshimtë ngjitur në shasi, në anën e majtë prapa.

Menjëherë kam kontaktuar Policinë e Kosovës. Pas ardhjes së një patrulle të stacionit të Graçanicës, është kontaktuar njësia kundër bombave e Policisë dhe Krimet e Rënda.

Njesitët e specializuara kanë tërhequr këtë pajisje dhe kanë konstatuar së është GPS, me numër serik. Është bërë kontrolli i veturës për ndonjë mjet tjetër të dyshimtë, por nuk është zbuluar ndonjë gjë.

Nga aty kam vazhduar për në Policinë e Kosovës në Departamentin e Krimeve të Rënda për të dhënë deklaratë.

Si gazetar që kam shprehur shqetësime të vazhdueshme për perndjekje nga pushteti, kërkoj që të vertetohet se kujt i përket pajisja, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore.

Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike.

Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket.

Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale. Po ashtu, kërkoj që gjatë procesit të ekzaminimit të saj të jenë të pranishëm edhe avokatët e mi.

Share This