Kaja Kallas ateron në Beograd, Marko Gjuriq e pret me lule

Kaja Kallas ateron në Beograd, Marko Gjuriq e pret me lule

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me lule në dorë e mirëpriti në aeroportin “Nikola Tesla” përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Serbi.

Në pritje morën pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, ambasadori Emanuele Giofre, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Peter Sorensen, si dhe shefi i Misionit të Serbisë pranë BE-së, Danijel Apostolloviq, raporton Tanjug.

Kallas po qëndron nga sot deri më 23 maj në vizitën e saj të dytë në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të vizitojë edhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Share This