Ka një arsye të fortë pse luan gjithmonë, Rafinha përmirëson statistikën e çmendur me Barcelonën

Ka një arsye të fortë pse luan gjithmonë, Rafinha përmirëson statistikën e çmendur me Barcelonën

Sulmuesi brazilian Rafinha nuk është se shënon shumë shpesh me Barcelonën dhe për shumëkënd lind pyetja pse Xavi e preferon para lojtarëve të tjerë të vijës ofensive.

Por një statistikë e çmendur, që u përmirësua sot, dukshëm i jep një avantazh në krahasim me të tjerët.

Rafinha është kthyer në talismanin e mirëfilltë të Barcelonës, pasi rezulton se ka shënuar në 17 ndeshjet zyrtare që nga momenti kur u bë pjesë e këtij klubi në verën e vitit 2022. Dhe rezulton se në secilën prej këtyre ndeshjeve, skuadra e tij ka dalë me fitore.

Sot, ndaj PSG-së, ishte ndeshja e 17 e kësaj statistike të çmendur për sulmuesin 27-vjeçar dhe që në momentin që ai gjeti golin e parë, ndoshta tifozët katalanas e parandjenë se do ta mbyllnin takimin me buzëqeshje, ashtu siç ndodhi.

Për më tepër, për të ky ishte dygolëshi i parë që shënonte në ndeshje zyrtare për katalanasit.

Share This