Ka lindur në Angli, Duah shpreson të eliminojë ‘Tre Luanët’ me Zvicrën
Kuaduo Duah ka lindur 27 vite më parë në Londër, por në EURO 2024 do të jetë përballë të besuarve të Gareth Southgate.
Historia e sulmuesit të Zvicrës, i cili tregon se është tifoz me Chelsean dhe se admironte Didi Drogban, është mjaft e veçantë.
“Nuk prisja ftesë nga Zvicra dhe u habita kur mora një të tillë para se të fillonte Evropiani. Do të jetë një ndeshje e madhe ajo e ditës së shtunë pasi Anglia na ka ndjekur në ndeshjen që kemi zhvilluar përballë Italisë. Me lojën e paraqitur besoj se nuk do të mendojnë se jemi një skuadër e lehtë për tu mposhtur”, tha Duah.
27-vjeçari mendon se Zvicra është i habitur prej zgjedhjeve të Southgate, i cili la në stol Palmer.
“Një lojtar si Kol është mëkat ta mos e aktivizosh. Ai ka qenë perfekt gjatë të gjithë sezonit”, komentoi Duah.