Juventus nis hapat e parë për transferimin e Sanchos

Juventus nis hapat e parë për transferimin e Sanchos

Juventus ka shprehur interesim serioz për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit Jadon Sancho gjatë janarit.

Anglezi s’ka luajtur që nga muaji gusht shkaku i përplasjes me trajnerin Erik ten Hag, pasi ky i fundit nuk e ftoi për ndeshjen ndaj Arsenalit.

Sancho e akuzoi Ten Hagun se tha gënjeshtra dhe nuk e tregoi arsyen e vërtetë se pse s’ishte me skuadrën.

Mesfushori që atëherë është kritikuar vazhdimisht pasi ka refuzuar të kërkojë falje dhe Man United është “lodhur” nga kjo situatë duke e vendosur në shitje qysh në janar.

Juventus ka shprehur interesim për anglezin dhe tashmë kanë nisur bisedimet me 20 herë kampionin e Anglisë për ta blerë Sanchon, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Gjiganti italian megjithatë nuk ka financa për ta blerë menjëherë, andaj po konsiderojnë të bëjnë një ofertë huazimi.

“Zonja e Vjetër” gjithashtu shpreson se Man United t’iu ndihmojë me pagat e lojtarit, pra në gjashtë muajt e ardhshëm të paguajë 50 për qind të tyre.

Sancho thuhet se fiton rreth 250 mijë funte për javë te Man United, që është një vlerë shumë e lartë për italianët. /nacionale/

Share This