Juventus–Milan, Ibra kërkon “kokën” e Piolit, trajneri thumbon Interin
Transferta në Torino do të jetë një mundësi për Milanin e Piolit për të harruar zhgënjimin e derbit ku Interi i mundi duke fituar edhe titullin e 20-të kampion.
Në vigjilje të këtij takimi mediat italiane kanë publikuar lajmin ku sipas të cilit Ibrahimoviç ka vendosur “veton” për çështjen e pasuesit të Piolit.
Sipas shtypit italian suedezi mësohet t’u ketë thënë pronarëve të Milanit se nëse nuk do të merrnin Antonio Konten atëherë do të largohej nga klubi.
Për të mbrojtur punën e tij Stefano Pioli nuk u frenua në konferencën e sotme për shtyp ku “shigjetoi” kushurinjtë zikaltër dhe mori meritat për titullin e kampion të dy edicioneve më parë.
“Interi ka qenë skuadra më e mirë e katër viteve të fundit, por ka fituar vetëm dy herë titullin kampion”, tha tekniku.