Juventus mendon sërish për rikthimin e Moratës, dy largime në sulm
Emri i Alvaro Moratas kthehet në modë për sulmin e Juventusit.
Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, spanjolli, i cili ka veshur fanellën bardhezi në dy raste, nga viti 2014 në 2016 dhe nga 2020 në 2022, mund të kthehet në Torino verën e ardhshme, por Zonja e Vjetër duhet të gjejë akordin me Atletico Madrid.
Morata do të mbushë 32 vjeç në tetor, por pavarësisht kësaj, Colchoneros do të kërkojë nga 15 deri në 20 milionë euro për kontratën e tij, një shifër sigurisht jo e ulët duke pasur parasysh kartën e tij të identitetit, por është ende e mundshme që Juventus të gjejë një zgjidhje më të lehtë nga ana financiare.
Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i Juventusit sezonin e ardhshëm, mes Allegrit apo një zëvendësuesi të mundshëm, ndjesia është se klubi i Juventusit do t’i thotë lamtumirë disa lojtarëve.
Emrat janë ata të Moise Kean, që i skadon kontrata në vitin 2025 dhe Arkadiusz Milik, në vitin 2026, të cilët në rast lamtumire do të çlironin dy vende nga pagat e mëdha, duke krijuara të ardhura për transferimin e Moratës.