Juventus-Inter vlen 1 miliard euro, ja diferenca mes dy ekipeve
Fundjava në Seria A rezervon një duel shumë interesant mes Juventusit dhe Interit që ka një vlerë prej 1 miliardë euro.
Kjo nisur nga vlera e futbollistëve që kanë në përbërje dy skuadrat kryesuese të Serie A.
Nëse në vlerën e grupit, Inter ka një avantazh prej 150 milionë eurosh, për sa u përket pagave neto, pra pa përfitimet e Dekretit të Rritjes, ndeshja është pothuajse e barabartë, me më pak se dy milionë euro në favor të Juves. Një balancë që demonstrohet edhe në fushë, me dy skuadrat që kanë vetëm dy pikë diferencë.
Pavarësisht se është i pezulluar, më i paguari është Paul Pogba me 8 milionë euro në sezon, i ndjekur nga dyshja Vlahovic-Rabiot me 7 milionë. Jashtë podiumit është Calhanoglu, me 6.5 milionë euro në vit, ndërsa Lautaro ndjek me 6 milionë.
Gjithsesi argjentinasi do ta rinovojë së shpejti kontratën me zikaltrit, duke synuar ta kalojë numrin 10 të Juventusit, duke qenë se ai duhet të fitojë nga 7.5 deri në 8 milionë euro.