Juve nuk depërton, Milani “blindon” vendin e dytë
Juventus dhe Milan nuk kaluan përtej 0-0 në përballjen direkte për vendin e dytë për ndeshjen e javës së 34-ët të Serisë A. Barazimi u buzëqesh kuqezinjve të Piolit, të cilët mbeten të pashqetësuar në vendin e dytë, +5 nga bardhezinjtë, por që është rezultat i pritjeve vendimtare të portierit Sportiello, zëvendësuesi i Maignan, i aktivizuar pas dëmtimit të portierit francez para ndeshjes.
Juventus tentoi me Vlahovic në pjesën e parë, më pas me Milik dhe Rabiot në pjesën e dytë, por pa arritur të shembë murin e Milanit.
Milani mbetet i pamposhtur për katër ndeshje radhazi në Allianz Stadium në Serie A (2 fitore, 2barazime) për herë të dytë në divizionin më të lartë: pas katër transfertave kundër bardhezinjve midis majit 1991 dhe marsit 1994.